Vëllai i Madh i surprizon! Ilnisa përlotet nga telefonata emocionuese me të bijën: Mami më mungon, por do t’ia dalësh…
Vëllai i Madh ka surprizuar Ledjonën dhe Ilnisën duke iu dhënë mundësinë që meqënse janë nëna, të komunikojnë me të bijat.
Në krahun tjetër të telefonit ishin Miki dhe Anais që prisnin t’u dëgjonin zërin secila nënës së saj, që prej 23 ditësh ndodhet e izoluar në Shtëpinë më të famshme, Big Brother VIP3. Megjithatë kishte një kleçkë, vetëm njëra prej tyre do të mund ta realizonte telefonatën; ajo që kishte grumbulluar më shumë vota pro nga shtëpia.
Ledjona fitoi mbështetjen e banorëve, por u tërhoq në moment të fundit duke thënë: “Ledion, ne kemi folur pak me Ilnisën për vajzat dhe meqënse e ka më të vogël dhe unë e kam diçka të vajzës, telefonatën le ta bëjë Ilnisa.”
Pas dhënies së aprovimit edhe nga Vëllai i Madh, Ilnisa tepër e emocionuar ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me të bijën.
Anais: Mami më ka marrë shumë malli.
Ilnisa: Vdiqa për ty.
Anais: Të lutem mos qaj. Më ka marrë shumë malli.
Ilnisa: A më sheh? A ndihesh mirë që mami është këtu?
Anais: Më ka marrë shumë malli…
Ilnisa: o zemra ime, të lutem mos qaj.
Anais: Më mungon të fleh dhe të zgjohem me ty.
Ilnisa: E di, edhe mua.
Anais: Me shkollën jam shumë mirë dhe po mësoj denjësisht.
Ilnisa: Faleminderit që po e bën këtgë gjë.
Anais: Të shohim të gjithë.
Ilnisa: O shpirt.
Anais: Jam e lumtur që po shoh mamin tim kaq të fortë dhe mezi po pres të bësh më të mirën tënde. Mamin që shkruan, mamin gazetare, mamin artiste, mamin që unë kam. Të dua shumë mami.
Ilnisa: Sa qenke rritur Anais për kaq ditë… O jeta ime më mungon.
Anais: Edhe mua, por do t’ia dalësh…
Ilnisa: E di ti?!
Anais: Mami të dua shumë…