“Frikacak…”/ Arbër Hajdari i ashpër me Albi Nakon: I shkove mbrapa Romeos për t’i shpjeguar një fjalë! Banori: Koha do ta tregojë…
Opinionisti Arbër Hajdari e ka konsideruar Albi Nakon frikacak për tërheqjen që ka bërë pasi i tha Romeos lojtar që ‘nuk ka këllqe, përdor vajzat si mburojë’.
Sipas Arbrit, nuk ishte e nevojshme që pasi shprehu një mendim të vetin, ti shkonte nga mbrapa Romeos për të bërë paqe më pas. Në kundërpërgjigje, Romeo u shpreh se është absurde një sqarim në këtë situatë. Ndërkohë, Albi duke pranuar me përulje etiketimin frikacak, tha se koha do ta tregojë nëse ai është i tillë apo jo.
Juli: Unë e kam folur dhe me Albin dhe i kam thënë që nuk e kuptoj arsyen pse e ka thënë ‘s’ka këllqe, përdor vajzat si mburojë’ në momentin që kjo nuk vazhdohet. Është thikë me dy presa që mund të kthehet mbrapa. E njëjta gjë vlen edhe për palën tjetër që nuk kërkon llogari.
Ledioni: Të dëgjojmë pak komentin e Arbrit sepse të martën pas asaj batute ai ju drejtua Albit duke thënë ‘mirëseerdhe në Big Brother’. Batutë që signifikonte zgjimin e Albit nga gjumi.
Arbri: Pikërisht, dhe i thash mirëseerdhe sepse vendosi të ndante një mendim të vetin. Por më pas, mënyra se si Albi i shkoi mbrapa Romeos për t’i shpjeguar një fjalë, unë ndër rreshta lexova apo më saktë Arbri mu duk si frikacak. U tërhoq dhe akuzën që i hodhi Romeos, në këtë rast doli se ishte vetë. Atë pa këllqe, unë e kuptoj mirë. Dhe si mashkull, nëse ma thua unë prekem. S’ka nevojë për shpjegim. ‘Ta bëjmë kështu apo ta bëjmë ashtu’, është sikur ti e bëre dhe po doje që ti kërkoje paqe.
Romeo: Unë nuk e kuptoj se çfarë debati të vazhdojë me këtë mor vëlla, sepse është absurde ajo që ka thënë. Çfarë sqarimi mo? Çfarë sqarimi?
Albi: Faleminderit shumë Arbër për etiketimin frikacak. Këtë gjë do ta shohim në vazhdim.
Arbri: Edhe mua do të ma tregojë koha.
Albi: Të gjithëve do të na i tregojë koha.