“Personifikoi Vëllain e Madh…”/ Romeo përplaset me Gracianon: Ky djali duhet dënuar
Romeo është përplasur me Gracianon sa i përket situatës së krijuar pak ditë më parë mbi atë që ai e konsideron personifikimin e Vëllait të Madh.
Romeo: Nuk e ka bërë vetëm Graciano, por disa persona. E ka bërë Dea, e ka bërë Albi, Roza. Ishim jashtë dhe në momentin që kërkohet për t’i ngritur zërin muzikës, dhe Graciano më thotë “thoju ti ta ngrenë zërin sepse ty të dëgjojnë, jo mua.”
Roza: Unë ta hedh fjalën, ti merre si të duash.
Romeo: Kur u zu me Merin, Roza ka thënë ‘mund t’ju thuash ti këtyre sepse ti këta i njeh’…
Graciano: Merru me mua, lëre Rozën.
Romeo: Dritë ti, unë merrem me kë të dua. Në rastin e Gracianos, duke qenë se ishte i përsëritur i them “pse po e thua ti këtë”. Ai thjesht i bën bisht sepse është… nuk është aq burrë sa ta vazhdojë deri në fund.
Graciano: Është evidente… Ja pra më lejo të ta shpjegojë unë. Unë jam aq burrë sa…
Romeo: Të lutem ki edukatën të më lësh ta vazhdojë deri në fund.
Graciano: Ok, mbaroje…
Romeo: Graciano, nuk e dha përgjigjen e tij. Nëse ai mendon se loja këtu është e njëanshme, për çfarë rri në shtëpi mor vëlla? Pse mor zemra e vogël?
Graciano: Ja ta them unë.
Romeo: Pse? Dale të të japë edhe një sheqer sepse ka filluar dhe mban edhe sheqer. Ja të të jap një sepse po të dridhen gjunjët.
Graciano: Rrofsh faleminderit. Unë jam një personazh që kam hyrë ditën e 10 dhe po të mendoja që këtu ka kamuflazhe dhe gjëra të tilla, nuk do të shkelja në këtë shtëpi seps xha e dija kush ishte.
Romeo: Unë dhe grupi kemi bërë dënim për personifikimin e Vëllait të Madh dhe ky djali nuk po dënohet. Ky djali po personifikon Vëllain e Madh dhe unë jam dënuar sepse thash “ngriva…”. Nëse ky djali nuk duhet dënuar, mua do të më vijë shumë çudi.
Ledioni: Po sikur Graciano ta thotë atë me ironi?
Romeo: Ahh, me po sikur… Po e ‘po sikur’ mund ti them edhe unë atij nja dy gjëra…
Ledioni: Pse nuk i ke thënë ti? Nuk ke folur kurrë me ironi?