Në nominim me Elvisin dhe Heidin, Romeo: Je frikacak, nuk je burrë! Graciano: Në këtë lojë digjet i thati dhe i njomi bashkë
Romeo ka reaguar ashpër ndaj Gracianos, i cili pas fërkimeve të mëparshme zgjodhi ta dërgonte në nominim së bashku me dy persona tepër të afërt për të, Elvisin dhe Heidin.
Sipas Romeos, Graciano është një djal i keq, nuk është burrë dhe është shumë frikacak.
Ledioni: Romeo, shoh që po shtrëngon nofullat.
Elvisi: Jo nuk është e vërtetë sepse e dinte sepse ja thash para se Graciano të bënte nominimin.
Ledioni: Nuk është e vërtetë që po shtrëngon nofullat?
Elvisi: Nuk është e vëtetë që është i mërzitur.
Ledioni: Romeo po i shtrëngon nofullat?
Romeo: Po.
Romeo: I lumtur.
Ledioni: Si ndihesh?
Ledioni: Elvis? Si ndihesh ti?
Elvisi: Unë e dija. Më shumë se i lumtur. Sapo i thash Romeos që ne të dy. Sapo doja të thoja Heidi më tha ‘jo, jo, jo’.
Heidi: Unë faktikisht nuk e prisja sepse unë gjithmonë e kam… Nejse, nuk ka problem. Është e rëndësishme për mua që të kem një provë sepse unë kur flas dua të kem një provë. E vërtetove vet sot.
Graciano: Në këtë lojë digjet i thati dhe i njomi bashkë.
Romeo: Unë di të them vetëm një gjë. E di sa shpejt kalon koha këtu plako?
Graciano: E di, 14 ditë më ke lënë kohë ti mua. Këtu do jemi.
Romeo: E di sa shpejt kalon koha. Unë ty të uroj shumë fat. Je një djal i keq, nuk je burrë dhe je shumë frikacak.
Graciano: Faleminderit dhe unë të uroj herë tjetër që të mos ofendosh dikë tjetër dhe të kesh respekt dhe argumenta në këtë lojë. Të qethësh flokët, të ndërrosh sjellje dhe të ofendosh njerëzit nuk të bën burrë.
Romeo: Je frikacak.