“I vetmi hall është babai jot”/ Ori ‘ngacmon’ Heidin: Ku ndryshon kjo që po përjeton me Romeon nga…
Opinionistja e Big Brother Vip 3, Ori Nebijaj ka komentuar mbrëmjen e sotme raportin mes Heidit dhe Romeos, teksa për ta kishte rezervuar fjalët më të bukura.
Ori është shprehur se të dy duket sikur kanë linduar bashkë, ndërkohë që një pyetje e ka patur dhe për Heidin.
“Mua më duket sikur këta të dy kanë lindur bashkë. Nuk e di nëse e ndjen edhe dikush tjetër njëlloj si unë dhe kur iu shikoj bashkë më bëni gjithë kohën të dashurohem dhe të përjetoj ndjenja.
Ku ndryshon kjo që po përjeton me Romeon nga ajo që ke përjetuar më parë?”- është shprehur Ori.
Teksa nuk ka munguar as përgjigja e Heidit, e cila ka konfirmuar se i jeton gjërat me spontanitet dhe shumë natyrshëm.
“Unë i jetoj gjërat me shumë spontanitet dhe shumë natyralitet. Nuk kam një përgjigje. Po i jetoj kështu siç janë, por edhe i mendoj që të mos vritem. Me çdo situatë është ndryshe edhe me Romeon është ndryshe. “- ka shtuar Heidi.
Sakaq Ori e ka mbyllur komentin e saj me një batutë: Heidi i vetmi hall që kam është babai jot.