“Ne pëlqehemi”/ Në prag të Shën Valentinit, Romeo dhe Heidi pranojnë hapur pëlqimin për njëri-tjetrin
21:56 - 13.02.2024
Heidi dhe Romeo është romanca e radhës, e cila pritet të zhvillohet më tepër në shtëpinë e Vëllait të Madh.
Mbrëmjen e sotme ata kanë parë në Dhomën e Rrëfimit një klip me momentet e tyre më të bukura gjatë 1 muaji qëndrimi brenda në shtëpi. Teksa po mbrëmjen e sotme Heidi dhe Romeo kanë pranuar publikisht pëlqimin e tyre.
“Ne kemi një pëlqim dhe po njihemi dhe po e marrim shtruar. Jemi të dy njerëz racional dhe kemi dëshirë t’i marrim gjërat me kujdes. “- tha Heidi.
Pjesë nga biseda:
Ledion Liço: A ka diçka që ju pengon për ta eksploruar më tepër raportin?
Heidi: Për mua po Ledion. Unë i marr shumë seriozisht gjërat. Unë kam jetën time në Itali dhe Romeo jeton këtu. Unë nuk dua të luaj me njerëzit.