Përplasja me Rozën/ Juli: E provokoj sikurse bën ajo, për ta nxjerrë nga vetja! Rike: Po aktrojnë, unë mendoj se njihen nga jashtë
Juli dhe Roza janë përfshirë në një debat të ashpër në përfundim të Primes së shkuar, i cili ka degraduar në ofendime dhe epitete për njëri-tjetrin si dhi apo derr.
Të pyetur mbi këtë çështje gjatë Primes, Roza fajësoi Julin duke thënë se i jep gaz vetë. Ndërkaq, Juliani është shfajësuar duke thënë është e gjitha një lojë dhe se “meqënse Roza e ka nisur këtë lojë me provokime, atëherë do ta provokoj edhe ai derisa të të nxjerrë nga vetja”.
Nga ana tjetër, Rikja është shprehur se dyshja po aktrojnë, unë mendoj se njihen nga jashtë.
Ledioni: Pse debatoni gjithë kohës?
Roza: Po ne këtu jemi 24 orë dhe dihet mirë çfarë bëhet hidh e prit, por siç u pa edhe në klip, Juli i jep gaz vetë. Juli më thotë dhi, unë i them derr. Juli flet dhe del bllof dhe unë i them pse flet dhe nxjerr mbeturina nga goja.
Ledioni: Cili është konkretisht problem yt me Julin, ka diçka në atë që ai bën? Përtej fjalkëve që hidhen dhe priten ne nuk kuptojmë më gjë tjetër.
Roza: Juli që rri me Romeon dhe Heidin dihet dhe duket. Unë rri me gocat, ai është fiksuar që do të prish marrëdhënien time me Riken, por të provojë sërish. Me Julin kemi pasur përplasje që nga dita e parë sepse mua nuk më pëlqen karakteri i tij impulsive, pak bullizues…
Juli: Shyqyr që jemi impulsive në ketë moshë o Rozë, sepse nëse s’do ishim edhe pak do të flinim. Ti tani po thua se po kapem me ty sepse je impulsive. Prit tani se të nxjer unë nga situate.
Roza: S’të kërkova të më nxjerrësh nga situata Juli.
Juli: A mbarove, më lërë të flas unë tani. Unë personalisht me Rozën kam një gjë, dhe ja kam thënë edhe solt kur pimë kafen bashkë, që meqënse ti e ke nisur këtë lojë me provokime, atëherë do të provokojë edhe unë ty derisa të të nnxjerrë nga vetja. Unë po bëjë lojën tënde që të kuptosh se çfarë është provokimi. Dhe ja ku jemi sot…
Roza: Po, por dole bllof. Një provokim që bëre dole bllof.
Juli: Unë nuk besoj se ka një gjë të keqe dhe jo të lejueshme që të provokosh tjetrin. Meqënse Roza e ka nisur këtë lojë me provokime kam menduar që ta provokojë për ta nxjerrë nga vetja.
Ledioni: Juli, ti thua që Roza nuk njeh as miq as shokë për të ecur përpara. Ti njeh të tillë?
Juli: Patjetër që po. Megjithëse në shtëpi nuk kam pasur shokë nga jashtë në kuptimin që të rrimë çdo ditë… Nëse këtu ndonjëri pretendon që unë nuk njoh shoqëri apo miqësi, atëhere le të çohet ta thotë.
Ledioni: Kush janë miqtë e t’u më të afërt në Shtëpi Juli.
Juli: Unë rri me Gazin, Romeon, Heidin e kam shumë xhan. E dua fortë. Me Fationin rri, me Erjolën. Edhe Rikja më ka xhan pavarësisht se bën sikur s’më ka. Me Ledjonën, Ilnisën… Nuk është se kam diçka. Por unë nuk shoh ndonjë gjë te kjo që po bëjë unë me Rozën.
Ledioni: Rike çfarë mendon për Julin?
Rike: Unë kam një relatë të mirë me të. Mendoj se Juli aktron me Rozën, provokimet mes të dyve nisin nga të dy palët. Zihen me njëri-tjetrin pastaj përqafohen, pinë cigare, qeshin, pastaj fillojnë prapë.
Ledioni: A mendon ti se njihen me njëri-tjetrin nga jashtë?
Rike: Po, unë mendoj se po.
Roza: Jo.
Juli: Unë Rozën në këtë spektakël e kam parë pas një takimi para 6 vitesh. Ka ardhur te Apartamenti 2XL…
Roza: Po me mamin.
Juli: …dhe më ka ftuar edhe njëherë në emisionin e saj por nuk kam shkuar. Kështu që Rikja është bllof total në këtë muhabet.