“I lidhur me një nyjë”/ Albi rrëfen pengesën për të luajtur në Big Brother: Unë kam qenë i sulmuar dy herë…

Në një takim emocional, partnerja e Albi Nakos i ka kërkuar balerinit të jap maksimumin në Big Brother ose të largohet nga formati.

Doris i kërkoi Albit t’i rrëfejë nyjen që e mban lidhur dhe të dalë nga ajo situatë, ose në qoftë se nuk e ndjen veten të largohet nga Big Brother me të për të vazhduar planet që kishin jashtë bashkë.

Doris: Albi zemër kam ardhur të të them që të dua shumë, prindrit e t’u janë shumë mirë pavarësisht se thonë thuaj Albit ta lërë atë cigaren. Dua të të shoh pak më aktiv në lojën tënde, dua të më tregosh vlerat që ti ke, dua të më tregosh batutën që unë e mbaj barkun me dorë sa herë që ti flet. Dua të më tregosh liderin që ti je. Dua ti shoh patjetër këto gjëra. Dua të shoh në shtëpinë e Big Brother ashtu si unë të njoh ty. Mos ki frikë zemra ime për asgjë që ndodh jashtë. Jam shumë krenare për ty. Ti ke thënë që ke një nyje që të pengon, do doja ta shkrije, të më thoshe pak farë ke. Nuk do të doja të isha unë ajo. Ose nëse nuk ndihesh rehat në Shtëpi ose nuk përshtatesh dot, eja me mua të vazhdojmë planet tona bashkë që i kemi bërë në periudhën para se të futeshe. Prindërit e t’u janë mirë.

Albi: Tani fillon loja Ledion.

I pyetur mbi atë çfarë e pengon të mos luaj si duhet në Big Brother, Albi ka rrëfyer se i frikësohet perceptimit të publikut i cili e ka “kryqëzuar” në momente të tjera për dy batuta që ka thënë.

Ledioni: Cila është gjëja që nuk po të lejon të luash eksperiencën në Big Brother?

Albi: Unë kam qenë i sulmuar dy herë në jetë për dy batuta… Kanë qenë sulme shumë dashakeqëse që mua më kanë ndikuar shumë shumë dhe e kam vuajtur për shumë kohë. Nuk është se nuk e kam menduar këtë gjë kur hyra këtu, pro gjeta një peshë, një trysni të tillë që vjen në mënyrë të papritur brenda kësaj shtëpie. Unë e di edhe vetë që nuk jam Albi i vërtetë. Jam 20-30% e tij. E di unë, e dinë njerëzit që më njohin, Dorisi në këtë rast, ashtu sikurse e di edhe Graciano. Por kjo nyje që më ka penguar është një fill i hollë që jam munduar ta absorvojë sepse e dija që nëse do të ndikonte, do të ndikonte te unë, njeriu im i zemrës dhe familja ime. Jetojmë në një shoqëri ku mendimet janë shumë radikale, shumë të forta dhe vijnë deri diku aq të personalizuara saqë ndihemi jo rehat dhe të kërcënuar. Ne jetojmë në një shoqëri në rrjetet sociale të egër. Unë jam njeri i lirë dhe kam bërë një premtim kur hyra që do të jem 360 gradë, ta jetoj jetën si duhet dhe të jem origjinal, sa më i drejtë dhe aspak i shtirur. Është e vërtetë që unë kam qenë pak i tërhequr por fakti që unë pash njeriun që dua më shumë në këtë jetë, pas prindërve të mi, them që e zgjidhi nyjen.