Frikë apo konkurrencë, si u pritën brenda shtëpisë 3 banorët e rinj?
Julia, Silvi dhe Sara Karaj janë 3 banorët e rinj që iu bashkuan shtëpisë së Vëllait të Madh të shtunën e kaluar.
Duket se me hyrjen e tyre, të gjithë banorët e vjetër janë vënë në lëvizje, teksa nuk kanë munguar komentet, kunjat, ironitë apo thashethemet mes tyre.
Ndërkohë që të pyetur paraprakisht nga Ledion Liço 3 banorët e rinj janë shprehur se janë pritur shumë mirë, teksa pas klipit të transmetuar ata kanë dhënë mendimin e tyre për situatat e dëgjuara.
“Impostimin e kam sepse nuk dua të më duken rrudhat e qafës. Duke e parë edhe nga jashtë, edhe sjelljen e saj, qasjen që ka patur Egla nuk më pëlqen.
Qëllimi im është që kam ardhur këtu të argëtohem edhe pse grupin e mblodha që ditët e para.
Unë jam dinamit, por eksperienca e jetës më ka mësuar që të ruhem nga shpërthimet. “-tha Julia.
Ndërkohë sa i përket Sara Karajt ajo iu është përgjigjur banorëve se pas autobusit mund të hip në tren teksa ka konfirmuar se më pranë gjatë kësaj jave ka patur Erjolën, Riken dhe Ledjonën.
I fundit që ka folur ka qenë Silvi, i cili e ka konsideruar hyrjen në shtëpi dhe situatat e ndodhura aty si një ‘luftë’, teksa gjatë javës nuk ka ngurruar ta konsideroj veten mbret të shtëpisë.