Krizë në çiftin Meriton-Ilnisa, a ka ndikuar hyrja e Sara Karajt në lidhjen e tyre?
Një nga banoret e rreja të futura javën e shkuar brenda shtëpisë më të njohur në Shqipëri ka qenë Sara Karaj.
Komunikimi dhe sjellja e saj me Meritonin duket se ka indinjuar Ilnisën, ndërkohë që mes dyshes ka patur xhelozi dhe debate të ashpra.
Lidhur me këtë temë, Ilnisa nga Dhoma e Rrëfimit është shprehur se është konfuze për situatën teksa nuk kupton pse përdoret Meritoni.
“Unë do ti bije shkurt. Sarën nuk e njoh fare se çfarë vajze është dhe çfarë karakteri ka edhe pse kam një llojë pëlqimi për të pas afrimit që më ka bërë.
Unë jetoj përmes të gjithë banorëve, përmesë gjellës “ju të dy”. Përmes krevatit që të dalim tek Sara, mua me bën përshtypje se si kjo vajza të cilën Meritoni e afron me sinqeritet dhe ndershmëri të madhe, duke luajtur të mënjanuarën shkon dhe bën këtë skenën.
Çfarë po ndodh? Absolutisht që ajo vajzë nuk ka faj por pse përdoret Meritoni në këtë mes?”- tha Ilnisa.
Ndër të tjera Meritoni është shprehur se nuk është normale që Sarën të mos e pranoj në shoqëri meqë bëhet xheloze Ilnisa.
“Për shkak se Sara është një vajzë e bukur të mos e pranoj në shoqëri, meqe bëhet xheloze Ilnisa kjo nuk është normale.
Kemi shumë armiqësi. Unë për shumë arsye gjithmonë kam dashur të reflektoj pozitivisht.
Shumë na kanë thënë që Ilnisa ka ndikuar në lojën time, por është e kundërta mbase për disa situata unë po e pengoj Ilnisën.
Banorët nuk janë të drejtë për mënyrën e lojës që po bëjnë kundrejt nesh.” – u shpreh Meritoni.