“Na keni bërë me ulçër stomaku”/ Ori për situatën mes çiftit dhe Françeskës: Ai e vë Heidin në cep dhe i ushtron presion…
Ori Nebijaj ka dhënë komentin e saj mbi situatën mes çiftit Heidi- Romeo dhe Françeska.
Sipas Orit mes këtij çifti ka një presion, i ushtruar nga Romeo drejt Heidit, e për të kjo nuk është noramle.
Ori Nebijaj: Ka një persion që po ushtrohet tek ky çift. Mbase ky çift po lë një derë të hapur, për të përfituar sepse në lojë janë.
Presioni që po i bën Romeo Heidit, pse gjithë shtëpia komenton mirë për Heidin, e vë në cep dhe i ushtron gjithë kohës presion, i kërkon llogari.
Presion është kur për një gjë që duhet t’i dalësh zot ti, merr atë gocën aty dhe e mban 7 orë mbyllur, ose tek pishina dhe i bën të njëjtat pyete dhe nuk zgjidhni asgjë.
Romeo: Çfarë presioni po thua?
Ori Nebijaj: O Romeo se na keni bërë me ulçër stomaku, duke u qarë gjithë kohës…