Gjarpërinj, krimba dhe Rike që përballet me fobinë e saj! Banorët “rrëmbejnë” mundësinë e Vëllait të Madh për të rritur buxhetin

Gjarpërinj, krimba dhe Rike që përballet me fobinë e saj! Banorët “rrëmbejnë” mundësinë e Vëllait të Madh për të rritur buxhetin

Sfida e aktrimit u ka siguruar banorëve 30% të buxhetit, ndërsa një pjesë e tyre nuk e morën seriozisht lojën duke mos e luajtur rolin si duhet.

Mirëpo, Vëllai i Madh si gjithmon është treguar zemërgjerë dhe ka vendosur që në qoftë se ata do të duan të ngrenë buxhetin, dhe të përfitojnë komoditete të tjera si uji i ngrohtë apo duhani, mund ta bëjnë këtë gjë.

Por si çdo e mirë që ka një të keqe, edhe luksi i ofruar e ka një kleçkë brenda. Ata duhet të duhet të përballen me gjarpërinjtë, krimba të gjallë dhe në fund fare pas gjithë gjërave të shpifura, me “qenien më të rrezikshme” në planet, këlyshët e fermës “Labrador”.

Romeo, Sara Karaj, Ilnisa dhe Rike janë drejtuar në dhomën e surprizave për të marrë pjesë në lojë. Ilnisës i ka rastisur të fus duart në akuariumin e gjarprinjëve për të marrë shënimin që lexon “cigare” dhe ka arritur ta realizojë me sukses sfidën. Sara ka marrë mes krimbave shënimin që thotë “uji i ngrohtë” për të pasur uji të ngrohtë në shtëpi.

Ndryshe nga banorët, Romeo duhet të konsumonte nga një kafshatë nga ushqimi që i ishte mbuluar në pjatë. Mes ushqimeve kishte testikuj, shpretkë dhe kokë qingji. Dhe konsumi i një kafshate nga secila prej tyre, përkthej në rritje 20% të buxhetit. Romeo ka arritur t’i konsumojë të gjitha duke arritur të fitojë 20% plus të buxhetit.

Në fund Rike është lënë vetëm në dhomë me qenush, që është edhe fobia e saj më e madhe, për 1 minutë. Mes britmash, Rike ka arritur të tejkalojë sfidën dhe ti bëjë ballë frikërave të saj duke fituar edhe kafen.

Si përfundim, banorët e përmbyllin këtë javë me 50% buxhet, Lori Caffe, ujë të ngrohtë dhe cigare.