Heidi ‘habit’ banorët dhe opinionistët: Jam lojtare më e fortë se Juli dhe Romeo!
22:05 - 12.03.2024
Një përgjigje e Heidit mbrëmjen e sotme duket se ‘ka lënë pa fjalë’ të gjithë duke shkaktuar kështu të qeshura.
Sipas saj, ajo është lojtare më të fortë se Juli dhe Romeo në “Big Brother VIP 3”.
Pas deklaratave të njëpasnjëshme të Julit se e sheh Heidin si konkurrente më të fortë se Romeo, opinionisti Arbër Hajdari e pyeti drejtëpërdrejtë banoren nëse mendon njëlloj.
Kaq ka mjafuar që Heidi me ftohtësi të thoshtë “Po” me bindje.
Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e sotme Heidi ka konfirmuar se lidhja mes saj dhe Romeos është e mbyllur.