“Je pensionist!”/ Debat i ashpër mes Julit dhe Meritonit: Kërko falje…
Disa ditë më parë Meritoni u zgjodh lider i shtëpisë, fakt që shkaktoi debate mes tij dhe Julit, teksa ky i fundit pas ‘përplasjeve’ me liderin vendosi mos të bëjë punët e shtëpisë. Si janë shprehur dy banorët sot lidhur me këtë ‘përplasjë’?
(Juli) Respektova liderin i cili më etiketoi pensionist. Ka disa pensionistë që nuk punojnë dhe kjo është arsyeja që unë nuk u angazhova me punët e shtëpisë. Konotacioni që ti e ke përdorur ndaj meje është denigrues. Ne e kemi të gjithë nga një pensionist në shtëpi dhe e dimë çfarë heqin ata me këto lloj kushtesh.
Ma ka thënë që jam plak, pensionist. Nuk besoj që ma ka thënë në mënyrë pozitive. I kam thënë kërkoji falje pensionistëve dhe unë do i rikthehem punëve.
(Meritoni) Juli më ka ofenduar. Te pjesa e pensionistit, Juli po e kthen në diçka të keqe, por s’ishte ashtu. Është shumë bukur të jesh pensionist.
Kjo është një lojë shumë e bukur dhe ne nuk duhet të prekemi me njëri-tjetrin. Nëse do më prekte dhe një herë do vazhdoja t’i tregoja se si duhet të sillesh.