Një banor i ri i bashkohet shtëpisë, Shkëlqim Bega përzgjidhet mes shumë të regjistruarve  në Giveaway “Top on Top”

Shkëlqim Bega është banori më i ri i “Big Brother VIP 3”.

Një përzgjedhje rastësore mes mijërave personave që kishin aplikuar në linkun e publikuar vetëm pak ditë më parë, Çim Bega është shpallur fituesi.

Banori pritet t’ju bashkohet yjeve gjatë spektaklit të madh të së shtunës.

Ndërkohë, ju kujtojmë se Giveaway “Top on Top” ëhtë ende aktiv, teksa të dielën pritet të shpallet fituesi i makinës dhe shumë dhuratave të tjera, LIVE nga faqja e Big Brother VIP.

Ju mund ta ndiqni live banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në transmetimet e dy kanaleve të dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” .