“Burrë shterpë”/ Maratonë ofendimesh mes Julit dhe Eglës, përballen ashpër me njëri- tjetrin! Egla: Po më seksualizon çdo…

Burrë shterpë/ Maratonë ofendimesh mes Julit dhe Eglës, përballen ashpër me njëri- tjetrin! Egla: Po më seksualizon çdo...

Për 72 orë Juli dhe Egla kanë patur një maratonë sharjesh dhe ofendimesh, teksa akuzat dhe fjalët mes tyre kanë qenë të rënda.

Ndërkohë që debatet mes tyre janë zhvilluar edhe gjatë reklamave në spektaklin e madh, banorët kanë parë një klip me debatet e tyre të përmbledhura

Pjesë nga biseda:

Juli: Këtë debat është turp ta dëgjoi njeri. Përveç Eglës, unë i kërkoj falje gjithë publikut. Që nga debati i vaskës, ku Egla shpëlau të gjithë karrierën time kisha vendosur të mos i jepja debat kur kjo ofendonte. 3 ditët e fundit më ka ndjekur nëpër shtëpi dhe e kam duruar pafund. Më ka thënë burrë shterpë, artist i ulët, artist gore, më ka thënë lloj-lloj fjalësh që nuk durohen dhe të rënda shumë. E kam duruar pa ofenduar deri sot, por edhe unë njeri jam, nuk duroj dot më.

Kur kjo është e çrregulluar hormonalisht çfarë faji kemi ne. Për disa gjëra që ne i kemi diskutuar kjo i rikthen, familjen, karrierën, në këtë drejtim unë nuk shikoj gjë tjetër vetëm poshtërsi. Kam 3 ditë që mundohem të bëj nje debat dhe kjo vetëm ofendon. Kujt i thotë kjo burrë shterpë, kujt i kujton drogën kjo?

Asaj askush nuk ia ka vënë në dyshim as karrierën dhe as vuajtjet.

Ledion Liço: Të dy ju jeni aktorë të shkëlqyer dhe profesionistë shumë të mirë në punën që bëni.

Egla: Juli është një lëmsh mashtrimi që ecën me dy këmbë. Ai e ka filluar duke më denigruar karrierën, ndërkohë që ditët e fundit po më denigron si njeri. Juli denigron gruan që jam, me gjëra shumë të rënda duke seksualizuar çdo batutë tmerrësisht të ndyra. Juli mundohet gjithë kohës të manipuloj publikun, të cënoj figurën time. Juli më ka thënë “do të hajë dhe kjo 6 muaj gratis meqë po bëhet VIP”. Mua kjo batutë më trazoj pak, sepse më është dukur një mungesë respekti.

Dua të kthehet tek gjëja më e rëndë, ai burreci aty po seksualizojnë çdo batutë që bëjnë kundrejtë një gruaje 47-vjeçare.

Juli insinon se unë mund të kem një burrë imagjinar. Sipas Julit një grua në moshën time pa një status martesor mund të merret nëpër këmbë.

Unë iu kërkoj falje vetëm 2 vëllezërve të mi dhe mamit që këto ditë kanë dëgjuar gjithë këto.