Nis spektakli i finales së madhe, finalistët tregojnë emocionet e tyre!
133 ditë! 5 finalistë! Bëhuni gati për të përjetuar emocionet më të forta nga një maratonë surprizash! Performanca ekskluzive dhe një garë që do të vazhdojë deri në momentet e fundit.
Egla, Heidi, Juli, Meritoni, Romeo? Kush e fiton Big Brother?
Në një edicion të Big Brother që nuk rresht së surprizuari, finalja e “BBV3” sapo ka nisur. Të pyetur për emocionet e tyre, finalistët u shprehën:
Meritoni: Kjo natë do të thotë emocion të papërshkrueshëm. Jam pa fjalë. Kam hyrë ndryshe këtu dhe kam reflektuar. Jam rritur me veten çdo ditë. Jam mirënjohës ndaj produskionit që më dha mundësinë të hyj këtu dhe jam rritur.
Heidi: Arritja është fjala që më vjen e para. Ia dola, faleminderit. E ndjej veten shumë me fat. Kemi njohur veten tonë nga të gjitha anët, kjo gjë të fuqizon. Jam rritur këtu.
Romeo: Përveçse shumë i emocionuar kjo natë vlen sa një jetë për mua. Është e vështirë të ndaj një moment. Përveç durimit, kam kuptuar që nëse ti e lë zemrën të drejtojë ti do jesh i fituar gjithmonë.
Egla: Kjo natë për mua është gjithçka, sepse unë s’mendoja kurrë që do e hidhja këmbën deri këtu. Ka qenë i gjithë rrugëtimi me leksione. Nuk ndjej që do ndryshoj apo kam ndryshuar. Mendoj që ne të pestë që kemi mbërritur këtu kemi kaluar këto katër muaj dhe presim me padurim vazhdimin.
Juli: Është nata më e bukur jo vetëm e karrierës por e gjithë jetës time televizive. Do ta ruaj gjithmonë, faleminderit. Në përgjithësi ajo që do ndryshoj është të jem më i matur. Dinamikat ishin shumë të shpeshta. Sigurisht që kam patur reflektimet e mia. Nga ky Big Brother do fitoj maturi në reagime.