Me shumë surpriza dhe risi, zbulohet data se kur do të fillojë Big Brother Vip 4
15:33 - 22.10.2024
Fillojmë në Dhjetor…
Kjo është përgjigja e pyetjes së shumë kërkuar nga publiku i cili më në fund mori sot sqarimin e nevojshëm.
Emisioni i rekordeve, spektakli që gozhdon të gjithë shqiptarët përpara ekranit do të ngrejë siparin e tij në Dhjetor, në muajin e festave.
Ka ende shumë për të zbuluar rreth këtij sezoni të katërt por një gjë është e sigurtë, ky format nuk di kurrë të rreshtë për të surprizuar publikun me risi dhe surpriza.
Puna e stafit ka filluar, dhe të gjithë jemi në pritje derisa shtëpia më e ndjekur, të ndezë dritat e aventurës së saj të katërt me personazhe të njohur të ekranit.