“Dua të më njohin vërtet kush jam”/ Zbuloni banoren e re të “Big Brother Vip 4”

Dua të më njohin vërtet kush jam/ Zbuloni banoren e re të Big Brother Vip 4

Shtëpia e re e “Big Brother Vip” ka pritur sot banoren e saj të re. E para që hapi derën e artë ishte Egli Tako, e cila synon që t’i japë publikut mundësinë ta njohë ashtu siç ajo është në të vërtetë, nga të gjitha anët.

Egli ka mbaruar shkollën për regji teatri dhe kanto, tani eshte edhe fitness coach. Ajo ka pasur një periudhë shumë të veshtirë 2 vitet e fundit, pasi ka vuajtur nga depresioni dhe gjeti “shërim” falë palestrës. Dëshiron të futet në “Big Brother Vip” që njerëzit mos ta njohin vetem si Egli që perflitej në titujt e portaleve për lidhjen e saj, por të njohin Eglin e vërtetë.