“Do jetë aventurë e bukur”/ Aldo Marku banori i radhës i BBV 4: Njerëzit do frymëzohen nga historitë e mija
Aldo Marku është banori i radhës që iu bahskua shtëpsië më të famshme të Shqipërisë. 35-vjeçari, regjisor filmash, tha se kjo pjesëmarrje do jetë një mundësi që të dlaë nga zona e tij e konfortit, teksa e pret si aventurë.
“Arsyeja pse po marr pjesë është sespe e shoh si një mundësi për të dalë nga zona ime e konfortit, do jetë një aventurë e bukur. Një mundësi për biseda dhe debate të thella. Nga historitë e mija njerëzit mund të frymëzohen për këtë që, pas çdo uljeje ka një ngritje. Big Brother më ka pëlqyer gjithmonë si një format. Dua ta shijoj sepse në fund të fundit, nga kjo botë do marrim vetëm kujtime.”– tha ai.
Aldo Marku, 35 vjeç, regjisor filmash. Regjisori i “Aventurieret” dhe “Policë për kokë”. Është në proces divorci dhe ka një vajzë 3 vjeç. Do të marrë pjesë në Big Brother për të rritur mundesitë e tij në prodhimet kinematografike. I pëlqen të analizojë situatat me gjakftohtësi, por është dhe impulsiv. Ka kaluar për disa muaj një periudhë shumë të vështirë prej depresionit, deri sa vendosi që ose do ia dilte ta superonte ose do e linte atë gjendje ta vinte poshtë. Dhe thotë që ëhstë shumë krenar sepse ia ka dalë.