“Dua ta shoh në finale”/ Megi Pojani prezanton banoren e re të “Big Brother Vip”

Dua ta shoh në finale/ Megi Pojani prezanton banoren e re të Big Brother Vip

Një perfomrancë e pazakontë u shfaq sonte në skenën e “Big Brother Vip”, teksa Megi Pojani, vajzat e “Përputhen” dhe velinat e “Fiks Fare” kërcyen nën ritmet e muzikës.

Por një prej tyre do jetë banorja më e re e “Big Brother Vip 4”.  Megi ishte aj oqë zbuloi emrin ,teksa tha se shpreson ta shohë në finale.

“Para se të them emrin, jam shumë e emocionuar. Vajzat e ‘Përputhen’ nuk i mbyllin sytë kurrë, janë shumë të përgatitura. Dua ta shoh shumë në finale, Ajo është … Livia Brunga.”– tha Megi.

Livia Brunga është 28 vjeç dhe është rritur në Itali. Në moshën 2 vjeçare, prindërit divorcohen dhe Livia shkon të jetojë në Itali me mamin.  Prej asaj kohe nuk e ka takuar babain e saj Aty ka punuar si bar tender që prej moshës 16 vjeçare. “Perputhen” ishte zgjedhje për t’iu bashkuar televizionit. U bë e njohur për historinë e saj të dashurisë me Mevlanin, ku dhe ndarja u bë publike e me shumë polemika. Ëndrra e saj është të takojë në Big Brother për herë të parë vëllain e saj.