Dy banorë të zakonshëm bëjnë lëmsh VIP-at, njihuni me dyshen që ngjalli polemika që në minutat e para të futjes në BBV4
Pas personazheve VIP, Arsida dhe Gramosi janë dy banorët e rinj pjesë e njerëzve të zakonshëm të përzgjedhur për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme të Big Brother VIP falë ndryshimit të formulës në këtë sezon të katërt.
Gramosi është nga Prishtina, ndërsa Arsida me origjinë nga Rrësheni, por prej vitesh jeton jashtë vendit.
Megjithëse persona të zakonshëm, jo pjesë e ekranit, futja e tyre në shtëpi ka ngjallur jo pak polemika. Që në minutat e para, gjatë takimit me banorët, ka pasur një shkëmbim fjalësh mes Arsidës dhe Rozanës, që kësaj të fundit nuk i ka lënë aspak mbresa.
Duke iu dhënë dorën, Rozana ka pyetur pa të keq “nga jeni?”. Në përgjigje, Arsida i është kthyer me nota ironie: Nga të duash ti.
Kjo përgjigje nuk ka qendruar mirë të Rozana, e cila i është kundërpërgjigjur duke thënë: Po mirë, po ju quajmë nga Parisi.
“Ledion, kemi një këtu që po thotë që thoni se vij nga të doni, kështu që tani e tutje do ta quajmë se vjen nga Parisi”, vijoi Rozana.
“Po, mirë ashtu quajeni”- tha Ledioni, ndërsa pak minuta më pas është detyruar të mbyll lidhjen me shtëpinë pasi me ndërhyrjen e Zebervokit situata ka kaluar në debat me tone të larta.