“Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”/ Risia e “Big Brother VIP”, ja banorët e parë

Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave/ Risia e Big Brother VIP, ja banorët e parë

“Big Brother VIP” vjen me një risi të re këtë sezon, me një shtëpi paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat.

Aj odo quhet “Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”, e frymëzuar nga përalla e vëllezërve Grim. Në të do qëndrojnë personazhe jo publikë, që do duhet të fitojnë të drejtën për t’iu bashkuar personazheve të tjerë. Ata do zgjedhin “Borëbardhën” e tyre, që do jetë një nga personazhet Vip, djalë apo vajzë.

Banorët e parë janë çifti Briseida dhe Juri, dhe Eda.

Briseida dhe Juri kanë pak kohë që janë martuar dhe lanë të hapur mundësinë që brenda shtëpisë të bënin dhe një bebe.

Briseida: Se mos flen me çupat e tjera atje, mund ta nisim para kohe bebin?

Jori: Pse jo dhe diçka ndryshe në Big Brother që të nisim një bebe të dytë.

Eda nga ana tjetër është një studente 23-vjeçare nga Shkodra. Në klipin e saj prezantues, Eda tha: “Unë jam Enkelejda, jam 23 vjeçe, prej Shkodrës. Nuk më pëlqen të më thërrasin Enkelejda. Jam studente masteri në psikologji. Më pëlqen photoshooting dhe modelingu. Uroj të bëj sa më shumë ndjekës. Guxo të mos më bësh follow back dhe të vrava. Për momentin jam single dhe e vraftë Zoti atë që më ka lënë single. Nuk e di nëse do të krijoj lidhje aty brenda, por nëse ndodh le të ndodhi. Me ken shkodran, të tana i ban. Më thërrisni shkurt, Eda”.