E thirrën xhol, Amberi: Në këtë shtëpi s’i vë duart në zjarr për asnjë! Gerta dhe Rozana, lidere të vetëshpallura

E thirrën xhol, Amberi: Në këtë shtëpi s'i vë duart në zjarr për asnjë! Gerta dhe Rozana, lidere të vetëshpallura

Amberi është vendosur në qendër të shtëpisë këto ditë të para të nisjes së formatit më të dashur të shqiptarëve Big Brother VIP 4, ndërsa një pjesë e mirë e banorëve aludojnë se ajo po përdoret nga Rozana dhe Laerti për lojë. Madje madje, për Olsin ajo është “xhol i Rozanës”.

E pyetur rreth këtyre aludimeve, Amberi tha që nuk e ndjen veten si të përdorur dhe se në shtëpi do të qëndroj me ato personazhe qe ndihet më mirë. Ndërsa vlerëson raportin me Laertin dhe shpreh pakënaqësinë për përplasjen Rozanën në lojën me pantonime, Amberi shprehet se nëse qëllimet ndaj tyre ndryshojnë nëse këta të fundit ndryshojnë raportet me të.

Për Amberin, Rozana dhe Gerta janë liderë të vetëshpallur.

Ledioni: Me kë je lidhur më shumë në atë shtëpi?

Amberi: Laerti, në fillim pata përshrtypjen se nuk do të mbijetoja dot me atë në shtëpi për shkak të asaj çka kisha parë nga jashtë, por doli e kundërta.

Ledioni: Me kë ke shoqëri tjetër aty?

Amberi: Asnjë…

Ledioni: Kemi vënë re se ti ke qenë në vëmendje të disa banorëve për shkak të afrimitetit që ti ke pasur me Rozanën, madje edhe Laertin në disa raste, dhe shtëpia madje mendon se ti po përdoresh prej tyre. Si të vjen kur të thonë që ti nuk flet me gojën tënde, por të Laertit dhe Rozanës?

Amberi: Jo, s’është e vërtetë.

Ledioni: A ishe ti në dijeni që Laerti dhe Rozana ishin komshinj?

Amberi: Jo, nuk isha në dijeni dhe nuk mendoj në asnjë moment që po më përdorin.

Ledioni: Olsi thotë që ti je një xhol i Rozanës…

Amberi: Po por deri tani ka qenë duke lexuar libra, le të vijoj të lexoj libra.

Ledioni: Ty të intereson kjo aleancë?

Amberi: Mua më intereson fakti që ne jemi të mbyllur në një shtëpi dhe unë rri me kë ndihem më mirë.

Ledioni: A e sheh Laertin dhe Rozanën njëlloj apo sheh ndryshim mes tyre?

Amberi: I vetmi ndryshim që shoh është se herë afrohen dhe herë largohen nga njëri tjetri.

Ledioni: A mendon se ata po përpiqen të jenë dy polet e shtëpisë?

Amberi: Është shumë shpejt të mendosh por në këtë shtëpi ka edhe nga ata që janë lidera të vetëshpallur.

Ledioni: Kush janë ata?

Amberi: Rozana dhe Gerta, por kjo e fundit në fshehtësi.

Ledioni: Po Laerti?

Amberi: Jo nuk e mendoj.

Ledioni: Nëse Rozana do të ishte lider, ti do të bëheshe pjesë e aleancës së saj?

Amberi: Absolutisht jo.

Ledioni: Pra, ti teknikisht me ndërrimin e krevatit, refuzimin e ftesës e ke bërë për të thënë se nuk do të jesh nën “hijen” e Rozanës.

Amberi: Mua ftesa për krevatin më është bërë sërish sot, por të shohim njëherë banorët e rinj dhe do flasim.

Ledioni: A të duket Rozana e vërtetë apo e sinqertë ndaj teje?

Amberi: Unë i kam thënë Rozanës më lërë kohë që të kuptoj qëllimin tënd ndaj meje.

Ledioni: Kjo erdhi pas asaj situatës me filmin. Tu duk sikur po përpiqej të të ulëte në një farë mënyre.

Amberi: Unë e di që Rozana është regjizore, por në lojën që bëmë më dha një titull filmi nga i cili mund të prekeshim unë dhe vajzat e tjera që janë jashtë.

Ledioni: Po, filmi “Përdhunuesit”.

Amberi: Po, ma dha si titull sepse mendonte se ishte për të qeshur.

Ledioni: Nga ai film nuk ka asgjë për të qeshur.

Amberi: Jo e tha se ma dha për të qeshur kur ai film nuk mund të imitohet në asnjëlloj mënyre.

Ledioni: Raporti yt në vijim me Laertin dhe Rozanën si do të jetë?

Amberi: Ky që është tani, nuk do të ndryshoj. Nëse ata ndryshojnë do të ndryshoj edhe unë.

Ledioni: Çfarë pret prej tyre në vazhdim? Me Laertin thua që keni kimi me njëri tjetrin.

Amberi: Unë në këtë shtepi nuk i vë duart në zjarr për asnjë, por nëse do të kuptoj se qëllimet e tyre ndaj meje ndryshojnë, do të ndryshoj edhe unë.