Emri i parë, ja kush është banori nga shtëpia e “xhuxhave” që bëhet pjesë e VIP-ave
22:39 - 28.12.2024
Arsida është banorja më e re e këtij edicioni të “Big Brother Vip”, e cila u bashkua nga shtëpia e “7 xhuxhave”.
Ajo tashmë është zyrtarisht banore, teksa pritet dhe një emër tjetër, që do ketë fatin e saj. Ajo ishte në nominim me Edën, Ejonën, Bernardin, Gramosin, Jorin dhe Briseidën.
“Kush do jenë ata dy prej jush, ose 3 në rastin e Jorit dhe Briseidës. Sapo më erdhi zarfi që ka një emër. Emrin e dytë do e zbulojmë më pas. Publiku ka vendosur që emri i parë që hyn në shtëpinë e BBV dhe bëhet menjëherë banor i këtij edicioni është Arsida.”- u komunikoi Ledion Liço “xhuxhave”.