Valbona bën lojën e Laertit? Banorja: E vlerësoj për atë çka më ka dhënë, por…
Përgatitjet për shfaqjen e fundvitit janë shoqëruar me debate nga banorët e shtëpisë më të famshme të Big Brother VIP.
Gjatë diskutimit për pakënaqësirat dhe përplasjet me njëri-tjetrin për vënien në funksion të skenarit, dhe ndarjen e roleve Olsi theksoi se ka një sens të protagonizmit nga banorët.
Ndërkohë të pyetur për qasjen ndaj Laertit, për të cilin shpesh shprehen “Laerti është Laerti…”, Valbona theksoi se e vlerëson mendimin e Laertit, por nuk bën lojën e tij. Po ashtu, Valbona ka sqaruar edhe arsyen e mërzitjes me Gertën për çështjen e prezantimit të spektaklit.
Olsi: Nuk është plotësisht e sinqertë. Ka një sens të protagonizmit.Vetëtrajtimi si diva i bën të tjerët të shkojnë në pikën që kur Rozana të aktivizohet në diçka, të tjerët ta kenë për nder.
Valbona: Mua nuk më surprizon Laerti sepse nga ato që kam dëgjuar dhe nga ato që kam parë karrierën dhe intervistat e tij nuk më shqetëson fare. Nga ana tjetër Laerti është për të bërë lojën e tij dhe nëse ky është mendimi i tij unë e vlerësoj për atë çka më ka dhënë mua.
Arbri: Po ti po bën lojën e Laertit?
Valbona: Jo, absolutisht jo.
Laerti: Unë nuk kam lojë…
Arbri: Zakonisht të gjithë ata në atë shtëpi që thonë se nuk kanë lojë e kanë pasur gjithmonë një lojë.
Valbona: Laerti ka lojë, padiskutim të gjithë kanë një lojë në shtëpinë e Big Brother, sesa të zotët do të jenë ta luajnë atë lojë kjo mbetet për tu parë.