“Ata që flenë më shumë gjumë…”/ Jo triumfatorë në garën mes “xhuxhave”, Eda, Ejona, Briseida dhe Jori reflektojnë mbi rrugëtimin e tyre në Big Brother VIP
Në fundin e një gare përsaktohet ka fitues, detyrimisht duhet të ketë dhe humbës.
Pavarësisht, show-t që dhuruan me lojën e tyre gjatë 4 ditëve të fundit, rrugëtimi i Edës, Ejonës dhe Briseidës & Jorit është ndërprerë këtu, ndërsa Arsida, Gramosi dhe Bernardi ishin personazhet që spikaten në sytë e publikut dhe i rrëmbyen zemrën Borëbardhës, duke u bërë yje dhe siguruar një vend në mes të VIP-ave.
Të pyetur se çfarë mendojnë se nuk shkoi si duhet duke i penalizuar gjatë rrugëtimit të tyre, Eda dhe Ejona mendojnë se mund të mos kenë qenë në nivelin e duhur të lojës.
Për Briseidën, përzgjedhja e Bernardit dhe jo njërit prej tyre nga Rozana në fund të sfidës së “Borëbardhës dhe 7 xhuxhave” tregon se banorja ka zgjedhur të eliminojë konkurrencën për çmimin e madh. Ndërsa, Jori i pakënaqur që garës së tij i erdhi fundi, u shpreh shkurtimisht se: Ato që flenë më shumë gjumë zgjidhen.
Ledioni: Pse mendoni se nuk ju zgjodhi ju publiku apo Rozana?
Eda: Nuk e di, ndoshta nuk kemi qenë aty ku duhet…
Ejona: Ndoshta vërtetë s’kemi qenë aty ku duhet, duhet të kishim dhënë më shumë nga vetja.
Briseida: Ndoshta na ka parë si personazhe të fortë dhe nuk do donte ta fitonim ne, por vetëm ajo.
Jori: Ato që flenë më shumë gjumë, zgjidhen…