Dy emra, dy arsye… Banorët bëjnë nominimet, kush janë 4 konkurrentët që dalin në televotim

Dy emra, dy arsye... Banorët bëjnë nominimet, kush janë 4 konkurrentët që dalin në televotim

Dy emra, dy arsye… Jozi, Valbona, Gerta dhe G Bani janë katër personazhet të cilët kanë shkuar në nominim për herë të parë në këtë sezon të katërt të Big Brother VIP.

Ndërsa shumë prej banorëve zgjodhën menjëherë Jozin, pas klipit që panë, ku këngëtari përdori një gjuhë denigruese ndaj Rozanës duke e konsideruar atë mes të tjerash “bu*dër dhe kokërra e dallaveres”.

Nominimet:

Loredana: Nominoj Klajdin, edhe pse e kam xhan nuk është aq aktiv në shtëpi; Valbona, sepse nuk krijon një energji pozitive në shtëpi. Në shumë situata e shoh kundër çdo banori, asnjëherë për të mirën e tjetrit. Ndonjëherë nuk shoh as humanitet tek ajo.

Olsi: Nominoj G Banin dhe Valbonën sepse nuk gjej asnjë pikë të përbashkët me ta. G Bani ka një natyrë të pallogaritshme, s’është kurrëkund dhe Valbona sepse nuk di ti peshojë gjërat.

Xumi: Nominoj Valbonën sepse nuk e vlerësoi mbështetjen që i dhashë te situata e dushit. Dhe Livian sepse nuk sepse nuk e shoh të pozicionuar, nuk e di cili është roli i saj në shtëpi dhe influencohet jashtë mase nga fjalët lartë e poshtë.

Livia: Nominoj Jozin, kjo është situata që ja vë kapakun. Kam evidentuar tek ai rracizëm, homofobi…; emri i dytë është Valbona sepse nuk më pëlqejnë njerëzit që kur bisedon me ta, në vend të flasin me ty, flasin me publikun, dhe çfarë thonë tani, nuk e thonë pastaj.

Klajdi: Nga situata e fundit unë jam i detyruar të them Jozi. Nuk është gjë e bukur ajo që ndodhi. Emri i dytë është Zebërvoki, s’po gjej dot një lidhje me të.

Valbona: Nominoj Jozin, më vjen shumë keq që nga një djalë që e kam vlerësuar shumë dhe kam mbështetur kokën tek ai, të dalin të tilla fjalë. Jam e zhgënjyer. Dhe së dyti, Olsi për shkak të debatit që kemi pasur mes meje dhe atij për ndarjen e roleve në shfaqjen e fundvitit.

Amberi: Nominoj G Banin, nuk më duket i përshtatshëm për këtë lojë, është gjaknxehtë saqë ndonjëherë ke frikë ti thuash një fjalë tepër. Dhe e dyta Valbona, sepse bën një zhurmë koti nëpër shtëpi dhe e fillon diçka por nuk e përfundon.

Gerta: Jozi për gjithë situatën e krijuar në shtëpi dhe Valbonën gjithashtu. Janë dy persona që po luajnë në formë të ulët.

Laerti: Emri i parë që nominoj është Jozi, ajo që bëri me Rozanën është e pafalshme. Dhe Loredana sepse është shumë e vogël për këtë format. Këtë e bëj për të mirën e saj se kam frikë që mund të pësojë diçka.

Jozi: Nominoj Laertin si mashtrues dhe rolin e gabuar që ka zgjedhur për të luajtur së bashku me Rozin në këtë shtëpi. Dhe së dyti Gertën sepse më duket shumë false dhe jashtë kësaj bote.

G Bani: Nominoj Aldon dhe Loredanën për arsye se gjarprinjtë i kam frikë. I quaj armiqtë më të fortë për shkak se duan ta nxjerrin veten jashtë situatave të tilla edhe pse janë bashkëfajtor. Nuk janë në lartësinë që duhet të ishin sot.

Aldo: Nominoj Laertin pasi nuk më pëlqen loja e dyfishtë që po bën. Nëse ke ardhur me plane s’ke pse gënjen. Dhe emri i dytë Klajdi, pasi s’i ka bërë keq njeriu dhe nuk besoj se shkon në nominim.

Egli: Nominoj G Banin pasi edhe pse zemrën e ka shumë të mirë, por ka disa ndryshime të frikëshme të karakterit. Dhe së dyti Gerta, sepse përpos disa momenteve që e shoh shumë të sinqertë buzëqeshjen që më jep, ka një tendencë të përdor momente vulnerabiliteti kundër personit që ka përballë për ta shfrytëzuar.

Zebërvoki: Nisur nga gjithçka ndodhi natën e sotme, nominoj Valbonën dhe Gertën. Valbona sepse solli një informacion nga jashtë dhe Gerta sepse më preku tek besimi im fetar.

Rozana: Dy emrat që dëshiroj të shkojnë në nominim janë Jozi për situatën e pakëndshme që ndodhi dhe Aldo sepse duhet të vinte dhe të ma thoshte këtë gjë.

Publiku mund të votojë se kë do të shpëtojë deri të mërkurën, kur do zhvillohet spektakli i radhës. Mbrëmja e 1 janarit sjell në ekranin e Top Channel dhe në dy kanalet e dedikuara të Big Brother në Digitalb një takim festiv dhe plot surpriza.