Hapet zarfi/ Rozana komunikon verdiktin, cili është “xhuxhi” i tretë që do të marrë me vete?

Rozana Radi, si personi që u kujdes për këto 4 ditët e fundit për “xhuxhat” në shtëpinë e “Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”, ka fituar të drejtën për të përzgjedhur banorin e tretë që do t’i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP.
“Banoët e shtëpisë së Borbardhës ashtu sikurse unë dhe banorët e tjerë kanë ardhur për të provuar fatin dhe unë kurrësesi nuk mund të largohem pa marrë dikë me vete. Do të kisha dëshirë t’i merrja të pestë, dhe e kam shprehur këtë dëshirë të madhe, por këto janë urdhrat e Vëllait të Madh dhe duhen respektuar. Unë dua të zgjedh një person që më ka falur pozitivitet nga bisedat që kemi bërë, një artist dhe baba të përkushtuar, Bernardin”- tha Rozana.
Kështu, Arsida, Gramozi dhe Bernardi janë tre personazhet që nisin sot garën për çmimin e madh, me të drejtat të barabarta si banorët e tjerë VIP.