Jozi e fyeu rëndë, Rozana nuk tërhiqet nga gara: Dua ti them partnerit tim…

Jozi e fyeu rëndë, Rozana nuk tërhiqet nga gara: Dua ti them partnerit tim...

Rozana ka zgjedhur të mos tërhiqet nga gara për çmimin e madh, pas situatës së pakëndshme me Jozin, i cili në një bisedë me Aldon kishte bërë disa komente denigruese për figurën e artistes.

E thirrur nga Vëllai i Madh për nominimin, Rozi ka pasur dy fjalë për partnerin, familjen e saj dhe publikun që e ka mbështetur përherazi.

“Dua ti them partenrit tim faleminderit që këto 12 vite më ke lënë të lirë dhe më ke mbështetur në çdo shfaqe, në çdo fjalë, në çdo koncert, për çdo gjë që kam bërë në jetë. Zoti më ka dashur shumë që më ka sjellë pranë një person si ai. Andeta, nipi dhe mbesa ime, unë jam këtu për të vazhduar me atë forcën që ti ma ke dhënë dhe do të vazhdoj sa të kem fuqi. Unë kam mbajtur shumë dhe vazhdoj të mbaj, dua që njerëzit të më mbështesin dhe të jenë me mua në këtë rrugëtim që do ta bëjë për të treguar që unë jam ajo që ata kanë njohur”- tha Rozi.

Në fund të mesazhit, Rozi dha dy emrat që dëshironte të shkojnë në nominim. Sipas saj, Jozi shkon në nominim për situatën e pakëndshme që ndodhi dhe Aldo nga ana tjetër, sepse “duhet të vinte dhe të ma thoshte këtë gjë”.