“Mami u ktheva, qëndro e fortë…”/ Vëllai i Madh e surprizon, Gerta “shpërthen” në lot pasi dëgjon zërin e të birit

Mami u ktheva, qëndro e fortë…/ Vëllai i Madh e surprizon, Gerta shpërthen në lot pasi dëgjon zërin e të birit

Një mbrëmje plot emocione dhe të papritura, spektakli i kësaj të shtune. Pas futjes së banorëve të rinj, Vëllai i Madh ka rezervuar një surprizë edhe për Gertën.

Banorja prej ditësh ishte e shqetësuar dhe kërkonte lajme nga i biri, i cili ndodhej në Kosovë. Përmes një audiomesazhi, Glauku siguron të ëmën se është kthyer, gjithçka është mirë dhe të mos dorëzohet por të shijojë eksperiencën e Big Brother VIP, duke dalë nga shtëpia më e famshme si fituese.

“Ma unë jam kthyer nga Kosova, shpresoj të jesh duke kaluar mirë në shtëpinë e Big Brotherit. Jemi të gjithë shumë krenarë dhe ndjekim çdo hap që ti bën në atë shtëpi. Qëndro e fortë dhe mos u dorëzo, ji vetëvetja dhe shijoje këtë eksperiencë. Dije që ne jemi duke të ndjekur nga televizori dhe të japim suport kudo. Ky është momenti për të treguar publikut karakterin tënd dominues dhe të jashtëzakonshëm që ne njohim. Na mungon shumë sepse është hera e parë që ne jemi pa ty. Do të të presim te oxhaku pasi të kesh marrë çmimin final” – tha Glauku në mesazhin e tij për të ëmën.

Me të dëgjuar zërin e të birit, Gerta ka “shpërthyer” në lot. Banorja rrëfen se nuk është larguar ndonjëherë kaq gjatë nga familja dhe si nënë, për shkak të afrimitetit të madh që ka me djemtë, është e merakosur sepse e di mirë sa e vuajnë ata mungesën e saj në shtëpi.

Pavarësisht se është një natyrë e qetë, Gerta shprehet se Glauku është pika e saj e dobët për shkak edhe të moshës që delikate që ai ka.

“Është hera e parë që unë largohem nga familja. Nuk ka ndodhur kurrë, në asnjë moment. Si nënë jam shumë afër me ta edhe pse janë djem dhe e di shumë mirë se ata e vuajnë shumë mungesën time në shtëpi. Më merak nga çunat kam Glaukun sepse është 18 vjeç, është adoleshent dhe është pak moshë delikate prandaj e kam merak. Megjithatë ai është natyrë e qetë, i përgjegjshëm, fëmijë i mrekullueshëm, jo sepse është fëmija im. Glauku është nga ata çuna që kurrë nuk më ka sjellë shqetësime në shtëpi, e kam edhe konsultuesin tim më të mirë në familje. Më ka thënë vazhdo ec përpara, më ka inkurajuar me të vërtetë shumë që unë të futem në këtë Big Brother” – tha Gerta.