Sfida për biletat e fatit/ Egli, Zebervoki dhe Aldo mbledhin biletat e “Lori Caffe”

Sfida për biletat e fatit/ Egli, Zebervoki dhe Aldo mbledhin biletat e “Lori Caffe”

Vëllai i Madh ka organizuar një lojë gjatë spektaklit të sotëm, në të cilën Egli si lidere e shtëpisë dhe dy prej banorëve të përzgjedhur prej saj kanë rendur për të siguruar biletat e fatit që do t’iu shërbejnë banorëve për t’u rikthyer sërish në lojë në rast eleminimi nga gara.

Krahas Eglit, për biletat e “Lori Cafe” ka ndihmuar edhe Aldo dhe Zebërvoki. Tre konkurrentët brenda një minuti duhej të gjenin sa më shumë bileta në “Storm Arena”, por duke u kujdesur që të merrnin pakot që brenda kishin bileta dhe jo kafe.

Në fund të sfidës, vetëm 9 qese Lori Cafe kishin brenda tyre bileta dhe ishte Egli që duhej të zgjidhte me kë t’i ndante. Artistja u dha bileta Aldos, Livias, Rozanës, Laertit, Amber, Olsit, Loredanës, Zebërvokit dhe të fundit e mbajti për vete. Ndërkohë, pa biletë mbetën Xumi, Klajdi, G Bani, Gerta, Jozi, Valbona, dhe tre banorët e rinj; Arsida, Gramosi dhe Bernardi.