Zyrtarisht banor i Big Brother, Gramosi personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u bashkohet VIP-ave

Zyrtarisht banor i Big Brother, Gramosi personazhi i dytë nga xhuxhat që u bashkohet VIP-ave

Gramosi është personazhi i radhës që la shtëpinë e “Borëbardhës dhe 7 xhuxhave” për t’iu bashkuar shtëpisë së Vip-ave, pas votimit të publikut.

“Publiku ka vendosur që të bëjë VIP Gramozin. Nga ky moment je yll…”, tha Ledioni duke e orientuar Gramosin që të takohet me banorët e tjerë jo VIP dhe më pas të futet në shtëpinë e Big Brother.

Banorët i kanë uruar mirëseardhjen, ndërkohë që tanimë ai është personazh me të drejta të plota sikurse VIP-at e tjerë në shtëpi.