Hyrje të reja, surpriza të mëdha dhe zgjedhje si asnjëherë më parë! Ja ku mund të ndiqni spektaklin e Big Brother VIP
Në 1 Janar, në të parën natë të Vitit të Ri, “Big Brother VIP” bashkon familjet dhe shqiptarët përpara ekranit.
Deklarata në shtëpinë më të famshme kanë tronditur banorët. Aleanca që ndryshojnë dita-ditës.
Në një spektakël të jashtëzakonshëm. Me hyrje të reja, surpriza të mëdha dhe zgjedhje si asnjëherë më parë.
Spektakli i “Big Brother Vip” vjen mbrëmjen e sotme nga ora 21:15, nën drejtimin e Ledion Liços, në ekranin e Top Channel, por edhe në dy kanalet e dedikuara, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”, në DigitAlb.
Gjithashtu, spektakli i sotëm do mund të ndiqet live dhe në kanalin e Top Channel në YouTube, por kujdes! Nga e shtuna, spektakli nuk do transmetohet më live në YouTube, kështu që nxitoni të përfitoni nga ofertat festive të DigitAlb për të bërë abonimin tuaj.