“Unë nuk jam orakull, por…”/ G Bani dhe Laerti shprehin pëlqimin për Valbonën: Le të fitojë më i miri!

Unë nuk jam orakull, por…/ G Bani dhe Laerti shprehin pëlqimin për Valbonën: Le të fitojë më i miri!

Laerti dhe G Bani kanë shprehur hapur pëlqimin që kanë për Valbonën.

Ndërsa për G Banin, Valbona është femra më e bukur që ka shtëpia dhe se pavarësisht impulsivitetit, atij i pëlqejnë këshillat dhe vështrimi i sinqertë në sytë e saj, Laerti gjithashtu nuk e mohon një pëlqim evident ndaj moderatores duke u shprehur se: Në këtë garë me G Banin, le të fitojë më i miri.

Nga ana tjetër, Valbona thekson se ndryshe nga G Bani që e bën të ndihet konfuze, për Laertin ka pikëpyetjet e veta.

Laeti: Na kanë marrë mësysh…

Ledioni: G Bani si lindi, ç’ne kjo flakë? Sepse fillove të shkruaje dhe këngë sot pasdite…

G Bani: Po mirë, ajo është femra më e bukur që ka shtëpia. Shikimin e ka të sinqertë, mënyra si flet kur të merr në mbrojtje, kur ta jep një këshillë… Më duket shumë e sinqertë si person. Sigurisht që është e vështirë sepse është impulsive si puna ime dhe shoh shumë të përbashkëta, por që është e drejta ime dhe mënyra se si unë ndihem për të thënë më pëlqen shumë, shumë, shumë.

Ledioni: Laert, nisi si lojë kjo e jotja me Valbonën por gjithnjë e më shumë po perceptohet si diçka tjetër…

Laerti: Nuk e di, unë s’jam orakull që të mund të parashikoj ndjesitë e mia, por që më pëlqen Valbona është e dukshme, pasi ne jemi drejtpërdrejt 24/7 tani dhe s’mund ta mohoj atë gjë.

Ledioni:…kohë nga e cila, shumicën e saj Valbona rri me ty.

Laerti: Po pra, prandaj po them. Që më pëlqen është e dukshme, se mohoj dot.

Ledioni: Po këtë garë me G Banin?

Laerti: Le të fitojë më i miri, e di Valbona atë…

Ledioni: Valbona, si të erdhi deklarata e G Banit që në një farë mënyre të erdhi sa e pritur aq edhe e papritur?

Valbona: Në fakt, G Bani që në ditët e para që kemi qenë në shtëpi, unë e kam thënë edhe më herët që është munduar të flirtojë me mua.

Ledioni: Është munduar dhe ja ka dalë, apo vetëm është munduar?

Valbona: Është munduar, këto ditë e kam parë më ndryshe, ende po e shoh, por jam konfuze.

Ledioni: Dhe të takon të jesh… Po me Laertin, si është marrëdhënia sepse keni pasur ca ulje-ngritje? Ditët e fundit i ke thënë që unë nuk të besoj, ti më ke përdorur.

Valbona: Edhe me Laertin, megjithëse kam ndarë pjesën më të madhe të kohës këtu në Big Brother, kam pikëpyetjet e mia. Unë jam munduar këto ditë t’ja them në mënyrë indirekte. Ky bën ndonjëherë sikur s’i kupton, herë tjetër sikur i kupton. Hidhet sa në një degë në tjetrën dhe unë kam pikëpyetje.

Ledioni: Por gjithashtu thua se Laerti është Laerti…

Valbona: Në fakt, Laerti është Laerti, por pikëpyetjet mbeten.