Dy banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së Big Brother, Neda: Kanë qëllime të qarta dhe një lojë konkrete…

Dy banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së Big Brother, Neda: Kanë qëllime të qarta dhe një lojë konkrete...

Danja dhe Petro, një modele dhe një producent muzikor, janë dy banorët e rinj që i janë bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP këtë sezon të katërt.

Vëllai i Madh ka zgjedhur Xumin dhe Eglin për t’i mirëpritur ata në dhomën e surprizave. Të paketuar në formën e dy dhuratave, produksioni ka udhëzuar dy banorët tanë që t’i shpalosin ato për të prezantuar dyshen më të re që i bashkohet shtëpisë.

“Dy gjëra më bënë përshtypje. Loja e injorimit të situatës nga Petro për Xumin dhe Eglin, çka do të thotë se ka qëllime të qarta dhe një lojë konkrete në mendje. Ishte djalë shumë simpatik, që merret me muzikë dhe do të ketë një llojë diference në shtëpi”- tha Neda, duke shtuar se Xumit sapo ju minimizuan më tepër shancet për Eglin.

“Ndërkohë Danja, më bën përshtypje që hyn me krahët e “Victoria Secret”, por ka studiuar shkenca politike. Pra do të jetë një vajzë që do të japë mendje, por ka edhe bukuri dhe hijeshi”- përfundoi Neda.

“Jam kurioz a do ti mirëpresë pjesa tjetër e shtëpisë dy banorët e rinj”- tha Arbri, duke i konsideruar “personazhe interesantë, por mbetet për t’u parë se si do të shkrihen midis shtëpisë”.