Klajdi merr surprizën e jetës, “Fundjavë Ndryshe” merr përsipër rikonstruksionin e banesës së tij
Këngëtari Klajdi Musabelliu mori dy surpriza këtë natë në Big Brother VIP 4.
Pasi rrëfeu mes lotësh historinë e jetës së tij, vështirësitë dhe karrierën, artisti u surprizua me praninë e së ëmës, në datën e parë të këtij viti.
Mes lotëve, njëkohësisht edhe te qeshurave, ajo e këshilloi që të mos hante shumë dhe të vijonte lojën.
Mirëpo surprizat nuk mbarojnë këtu, sepse një tjetër moment ka emocionuar artistin, dhe përlotur banorët dhe gjithë publikun.
Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i drejtuar nga Arbër Hajdari do të marrë përsipër rikonstruksionin e banesës së tij, ku jeton me të ëmën.
Kjo u prit me shumë emocion nga ana e të dyve dhe nga opinionisti Arbër Hajdari në studio.
Ledioni: Klajdi dhe mami Zhaneta, pasi pamë kushtet ku ju jetoni në shtëpinë tuaj, një banesë në Laprakë, e cila është e juaja por e vjetër dhe me kushte jo nga më të mirat, Top Channel kontaktoi me “Fundjavë Ndryshe” dhe mikun tonë Arbër Hajdari dhe duam që përmes tyre të ndryshojmë atë shtëpi, duke e bërë të jetueshme dhe dinjitoze.
Klajdi: Shumë faleminderit…
Mami Zhaneta: Faleminderit Ledion, faleminderit Arbrit ua shpërblefshim për të mira. Faleminderit që i dhatë mundësinë Klajdit, për të realizuar ëndrrën e tij për muzikën sepse e ka pikë të dobët.