“Buzëqeshja e saj ishte e rrallë”/ Ledion Liço i jep lamtumirën Ketit të Topit

“Buzëqeshja e saj ishte e rrallë”/ Ledion Liço i jep lamtumirën Ketit të Topit

Stafi i Top Channel u trondit mëngjeis ne sotëm nga një lajm i trishtë, teksa Keti, një kolege që prej vitesh punonte në familjen e Top Medias u nda nga jeta.

Ledion Liço ka zgjedhur një moment për t’i shprehur ngushëllime familjes, teksa tha se buzëqeshja e Ketit ishte e rallë.

“Një ngjarje që na ka tronditur të gjithëve. Mëngjesin e sotëm ne që punojmë në Top Channel mësuam lajmin se një kolege e jona, që prej vitesh kountribonte dhe që jo më larg se të shtunën, ishte ulur përballë meje për të diskutuar për programacionin, Keti ndërroi jetë. Në këto çaste ëhstë duke buzëqeshur me engjëjt, donim t’i shprehnim në emrin tim, të Top Channel, të Big Brother, të të gjithëve, ngushëllime familjarëve. Buzëqeshje si të Ketit janë të rralla, lum ata lart që po e shohin sot.”- tha Ledion Liço.