Arsida i jep fund rrugëtimit në Big Brother: Plani im ka qenë të krijoj aleanca, në një ambient mbijetese…

Arsida i jep fund rrugëtimit në Big Brother: Plani im ka qenë të krijoj aleanca, në një ambient mbijetese...

Arsida i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother VIP 4.

Në një nominim me Gramosin, Gertën, Livian, Arsidën, Rozanën, Olsin dhe Jozin, Arsida është eliminuar nga gara si personazhi më pak i votuar nga publiku.

Në t’u larguar nga shtëpia, nisur edhe nga përplasjet e fundit në Big Brother, vetëm një pjesë e banorëve kanë zgjedhur ta përcjellin Arsidën te dera e kuqe.

Ledioni: Ti je një vajzë luftarake dhe kjo u pa qartë që në sekondat e para të asaj shtëpie, u fute me marshin e tretë të katërt, me superxhiro, në shtëpi, por si ishte kjo përvojë për ty?

Arsida: Së pari unë ju falenderoj për përzgjedhjen dhe mundësinë e dhënë. Thjesht fakti që më përzgjodhën për mua është kënaqësi dhe jam shumë falenderuese. Nuk e di çfarë është parë jashtë, por nga komenti që pash sot dhe mënyra se si u trajtua kuptova se përmes ekranit nuk perceptohet ajo që kam ndjerë unë aty brenda.

Ledioni: Mendon se loja që bëre ti të ka penalizuar, me idenë që ishe shumë e lexuar nga publiku që ishte lojë.

Arsida: Unë kam thënë që nuk kam kohë për të humbur dhe nuk kam shkuar për të ngrohur krevatin. Unë hyra sikurse jam në një ambient mbijetese.

Por, si e analizojnë opinionistët largimin e Arsidës nga shtëpia?

Arbër Hajdari: Për shkak se konteksti i bisedës që bërë me Valbonën në përfundim kjo të ka penalizuar këtë javë. Nuk jam aspak dakord me reagimin që bëri.

Arsida: Ishin dy situata komplet të ndryshme kurrë nuk mora një përgjigje përse G-Bani ndërhyri. Ai thoshte që është gruaja ime, prandaj unë fola më pas.

Ledion Liço: Arbri thotë që nëse aty të bëhen bllok mund t’i bëjnë gjërat bashkë.

Arsida: Plani im ka qenë të krijoj aleanca.

Neda Balluku: Aty ka personazhe që e shfaqin veten e tyre. Ka qenë vajza më luftarake që kemi parë këtë edicion. Arsida ka qenë një vajzë që nuk i dha buzëqeshje publikut. Për gjërat që ke kaluar në jetë dhe sa e fortë të është dashur të bëhesh, askush nuk del i humbur nga “Big Broher VIP”.