Dy banorë të rinj i bashkohen shtëpisë VIP, kush janë ata?

Dy banorë të rinj i bashkohen shtëpisë VIP, kush janë ata?

Dy banorë të rinj i janë bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri në këtë sezon të katërt.

Një aktor dhe tjetri sipërmarrës, Gerti Ferra dhe Igli Veizi, pritet të ndryshojnë dinamikat e lojës në Big Brother VIP.

Ledioni: Gerti, Igli, mirëseerdhët. Gjërat e para të parat, kush njeh kë?

Gerti: Unë njoh Xumin, Laertin, Rozanën, Klajdin, Aldon…

Ledioni: Kur themi i njeh, në ç’rrethana?

Gerti: Relativisht disa i njoh mirë, disa…

Ledioni: Kë njeh më mirë aty brenda?

Gerti: Njoh Laertin.

Ledioni: E ke shok fëmijërie?

Gerti: Nuk e kemi pasur fatin të rriteshim në të njëjtin vend.

Ledioni: A jeni komshinj?

Gerti: Jo.

Ledioni: Po, si njiheni me njëri tjetrin?

Gerti: Nga profesioni, dhe njihemi mirë madje.

Ledioni: Kur thua e njeh mirë, i njeh pikat e forta dhe të dobëta? Jo vetëm në spektin profesional?

Gerti: Po, i kemi të ndërthurura në atë lloj forme.