Valbona, Laerti dhe G Bani në një “trekëndësh” dashurie? Çfarë po ndodh mes banorëve

Valbona, Laerti dhe G Bani në një trekëndësh dashurie? Çfarë po ndodh mes banorëve

Valbona, Laerti dhe G Bani duket se janë përfshirë në një situatë mes tyre.

Laerti deklaroi sot se ka pëlqim për Valbonën, teksa G Bani tha se ndihet i padëshiruar në këtë raport.

Laerti: Në kohën e komunizmit, nëse të shihni me një vajzë, të fejonin me zor me të. Nuk e prisja të bëhesha ndonjëherë mollë sherri. Unë e kam deklaruar që Valbona më pëlqen. Ndërmjet një mashkulli dhe një femre, nuk ka miqësi nëse nuk ka tërheqje. Nëse këtu në shtëpi kemi krijuar një skenar, unë dhe bashkëhsortja ime, dhe djali ynë i adoptuar, mos kalojmë në batuta që janë për humor dhe të mos ekzagjerohen. Kam flirtuar me të gjitha vajzat e shtëpisë.

G Bani: Nuk e ndjej veten të përdorur. Jam një person që kam pasur një pëlqim të një vajze. Ka pasur njerëz që u janë dashur dy dekada që të kuptonin se nuk ka ndjenja. Mua mu deshën vetëm dy që ta kuptoj se jam i tepërt, i padëshiruar dhe vazhdoj jetën time.