Valbona xheloze për raportin e Danjës me Laertin: Mua më the mos rri me të dhe pastaj…
Valbona dhe Danja, dy banore që fillimisht u shfaqën si shoqe janë përfshirë në një debat, teksa “mollë sherri” mes tyre, duekt se është Laerti.
Valbona akuzon Danjën se pasi i tha t’i qëndronte larg Laertit, ajo u afrua vetë me të. Danja nga ana tjetër, tha se dashurinë e ka lënë jashtë.
Danja: Mua më ka hedhur kunja, nuk i kam dhënë zë. Unë prisja që pasi më ka konsideruar shoqe, të mos aludojë dhe mos më bëjë pjesë të skemave. Unë do kërkoja falje nëse keni parë ndonjë sjellje të pahijshme. Unë dashurinë e kam lënë jashtë, nuk kam ardhur ta gjej këtu. Valbona kërkon të heqë peshën që ka mbi shpinë dhe që të ma lërë mua. Ose është xheloze për Laertin. Unë me Laertin nuk kam gjë, Laert ti e di shumë mrië këtë gjë.
Unë e kam shumë të qartë lojën tënde. Nuk pres nga shoqja ime që të më thotë rri larg zotërisë hde ditën tjetër, e shoh vetëm me Laertin. Faleminderit që ma more barrën dhe ke qenë në çdo diskutim me Laertin.
Danja: Të kam thënë jepi drejtim kësaj barre që ke mbi shpinë.
Valbona: Faleminderit që më the Largohu nga Laerti dhe pastaj ndenje gjithë kohën me të.