“Më ka marrë malli, po vdes ta shoh…”/ Egli shpërthen në lot, surprizohet nga e ëma; dalin së bashku për një xhiro me makinë

“Më ka marrë malli, po vdes ta shoh.../ Egli shpërthen në lot, surprizohet nga e ëma; dalin së bashku për një xhiro me makinë

Egli ka emocionuar, teksa rrëfen e përlotur për raportin e saj me të ëmën dhe sa i mungon ajo gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. “Është hera e parë që nuk e shoh, se dëgjoj, nuk i flas“- tha Egli, duke shtuar se e ëma është pika e saj e dobët.

“Po vdes ta shoh… Nuk jam as 2% i saj. Nëse ka një shoqe në jetën time është mami im. Nuk i mbaj absolutisht asgjë të fshehtë. Është shoqja më e mirë në jetë. Në momentin që ajo më sheh me sy, e ka kuptuar direkt se çfarë kam dhe pse e kam. Është e frikshme sepse më njeh me erë. Është hera e parë që nuk e shoh, se dëgjoj, nuk i flas, nuk e di si është dhe më duket sikur po u harroj fytyrën, erën, zërin. Përpiqem të kuptojë në mendjen time fraza që mi thonë çdo ditë. Është shumë e vështirë, por nuk ka natë që unë të mos kem një sekuencë të shkurtër rrahjesh mendimesh. Vetëm unë kam bërë gabime ndaj asaj, vetëm unë mund ti kem shkaktuar diçka, ajo kurrë. Ka sakrifikuar gjithë jetën e saj për mua dhe motrën, por sidomos për mua. Dy ditë para se të vinte data që të hyja në Big Brother kishte dalë bashkë me babin dhe kishin shkuar gjithë qejf për të bërë abonimin e Digitalbit për të më parë mua”– tha Egli, duke shpërthyer në lot teksa ka dëgjuar zërin e mamasë nga dhoma e surprizave në “Big Brother VIP”.

Më pas ajo ka ardhur fizikisht për të takuar të bijën, duke u përqafuar të dyja në oborr.

“Mamka si je shpirt, më ka marrë malli shumë për ty”, i tha mamaja e banores, ndërsa kjo e fundit e ka puthur dhe përqafuar duke u shprehur mungesën e saj.