“Ndihet e kërcënuar që jemi pjesë e një komuniteti”/ Përplasja Bernardi-Amber, konkurrentët armiq?

“Ndihet e kërcënuar që jemi pjesë e një komuniteti”/ Përplasja Bernardi-Amber, konkurrentët armiq?

Amberi dhe Bernardi janë përfshirë në një debat gjatë këtyre ditëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ky debat ka nisur për komunitetin LGBT, pjesë e së cilës janë të dy banorët.

Ky fakt ka bërë që mes tyre të ketë përplasje të forta në lidhje me mënyrën se si kanë dashur të prezantohen.

Amber u shpreh se Bernardi po viktimizohet, ndërsa ky i fundit e hodhi poshtë.

Amber: E para, nëse Bernardi ka zgjedhur për të jetuar jashtë Shqipërisë unë jam një person që të gjithë ndryshimin dhe pasojat i kam përjetuar në vendin tim. Që do të thotë, absolutisht që nuk mund të futem në dhimbjet dhe torturat e askujt.

Në këtë shtëpi nuk kam ardhur të përfaqësoj asnjë komunitet. Kam ardhur si ambër dhe do të dal si e tillë. Unë nuk e kam treguar historinë time sepse nuk dua të viktimizohem dhe banorët të ndjejnë keqardhje.

Bernardi: Unë ish i vendosur që këtu do të hyja si Bernard. Unë kisha vite që nuk fshihesha. Ky person që keni përpara nuk u viktimizua në asnjë moment.

Doja t’ia dilja me veten dhe shkova të flija gjumë, të nesërmen ishte një ditë e re. Në lidhje me Amberin, unë i kam dhënë shumë shanse, por ajo i ka evidentuar. Do të doja të kishim afrimitet, por ajo i ka refuzuar.