Petro eliminohet nga gara: Doja të përballesha me Rozanën, por…
Petro eliminohet nga gara, duke i dhënë fund rrugëtimit në Big Brother si personi më pak i votuar nga publiku.
Nga çelja e një televotimi për të preferuarin të martën e shkuar, dy personazhet më pak të votuar do të lënë sot shtëpinë e “Big Brother VIP”. Fillimisht personi i cili eliminohet nga kjo garë është Petro. Ai u përcoll nga banorët te dera e kuqe, për të rrëfyer më pas arsyet që e penalizuan gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme.
Petro: Unë jam shumë person emocional dhe aty kuptova se isha edhe 10 fish më shumë.
Ledioni: Ti u mundove të hyje disa herë në lojë, madje sot paradite ishe duke bërë një bisedë me Amberin për Rozanën dhe në momentin që ajo erdhi, ti u tërhoqe duke u shprehur lëre, lëre sepse erdhi. Pse e kishe kaq të vështirë për tu përballur me njerëzit ballë për ballë?
Petro: E kisha mendjen te gjërat që kisha jashtë, aspekti familjar. Së dyti, sado të doja të përballesha me Rozanën, unë bisedova me të nga afër dhe njoha nga ajo një anë të saj shpirtërore.