Anulohet televotimi për të nominuarit në “Big Brother Vip” 4

Anulohet televotimi për të nominuarit në Big Brother Vip 4

“Vëllai i Madh” ka vendosur të anulojë televotimin për banorët e nominuar, duke marë masa ndëshkuese për banorët pasditen e djeshme. Një zarf i zi ka hyrë në shtëpi, duke njoftuar se në shtëpi janë vërejtur sjellje bullizuese dhe fjalë të patolerueshme.

“Për arsye të bullizimit, sjelljeve dhe fjalëve të patolerueshme, Vëllai i Madh ka vendosur të anulojë televotimin për të eliminuarin. Masat ndëshkuese do të zbulohen në spektaklin e nesërm dhe do të zbulohet se cili nga banorët do të ndëshkohet”, ka njoftuar “Vëllai i Madh”.

Spektakli i “Big Brother Vip” vjen mbrëmjen e sotme nga ora 21:15, nën drejtimin e Ledion Liços.