Debatet e ashpra në shtëpi/ Gjesti: S’jemi për romane këtu! Nuk po bëj viktimën, por…

Debatet e ashpra në shtëpi, duket se ndikuan dxrejtpërdrejtë te Gjesti, i cili u çua nga living dhe filloi të lëvizte nga një dhomë në tjetrën.

Pas momentit të vështirë që kaloi banori, ai u thirr në Dhomën e Rrëfimit, i cili u shpreh se banorët e tjerë nuk e lejuan të flisnin dhe kjo gjë ndikoi te ai.

“Hyri aty duke përmendur UCK-në dhe lirinë. S’jemi për romane këtu. Vetëm të më lënë të flas deri në fund. Nuk bëhem viktimë, por që s’ma lënë ta çoj fjalën deri në fund. Kërkoj shumë falje, por s’mundem kështu”, tha Gjesti në dhomën e rrëfimit.