“Ndjej atë që bëj”/ Tentoi ta puthte me forcë, çfarë ndodhi mes Jozit dhe Loredanës?
Ditët e fundit, Jozi dhe Loredana kanë pasur disa konflikte me njëri-tjetrin, duke i ftohur marrëdhëniet mes tyre.
Në lojën e zhvilluar nga Vëllai i Madh me këngën “Kiss Kiss”, Jozi tentoi ta puthe me forcë Loredanën, duke shkaktuar përplasje mes të dyve.
Në Prime, kjo situatë u përcoll kështu:
Loredana: Pas debatit që ka qenë përpara disa ditëve, unë nuk pranoja kontakt fizik nga ana e Jozit. Ai ndjen lejen që të afrohet dhe nuk repsekton fjalën time. Kjo ka qenë arsyeja që unë jam stepur për të bërë hapa të mëtejshme me Jozin dhe ky është një problem, mosrespektimin e fjalës time.
Raporti im dhe i Jozit ka vazhduar, sepse unë te Jozi kam parë disa veti që më pëlqejnë te një djalë. Por prapë, episodet negative, e kam të vështirë t’i heq nga mendja. Më duhet prapë kohë. Më pëlqen, s’e kam mohuar ndonjëhereë. Por përsëri duhet t’i kemi idetë e qarta.
Jozi: Jam gjithmonë ai që insiston, qoftë për një përfqafim ose një puthje, sidomos kur është loja e tillë. Shejtani është kur ka diçka me shtrigat.
Laerti: Pasojat që ka vuajtur shoqëria shqiptare, ne vijmë nga një traditë maskiliste. Nuk kryqëzohet dot personi. Ne vijmë nga një traditë maskiliste. Ne vetë kemi shkatërruar femrën shqiptare. Do t’i vuajmë pasojat nëse nuk e ndryshojmë këtë. Jo do të thotë jo. Vazhdo mbaje dëshirën tënde, zjarrin tënd të dashurisë, por lëre kur të thotë jo.
Loredana: E para njëherë, kush më shikon dhe ata që janë afër meje, e dinë që fundja-fundit unë bëj çfarë të dua, ku të dua dhe kur të dua. Çfarë ndjej unë brenda, atë bëj. Normale që me këtë do kapen. Fakti që është një lidhje brenda kësaj shtëpie, do shihet si pozitive ose negative, por edhe përdoret për të sulmuar. Unë nuk rri vetëm në krevat.
Jemi akoma në njohje për momentin. Por që është zhvilluar shumë. Unë nuk dua të gaboj. Dua të jem e sigurt përpara se të bëj atë hapin.
Jozi ka këto shakatë e tepruara që nuk e kam të lehtë t’i pranoj. Është diçka që mund të rregullohet. E shoh Jozin që mund të përmirësohet. Ka vetitë që te një djalë shoh shumë. Nga Jozi nuk ndjej asnjë presion. Nuk është xheloz. Nuk më bën presion. Jozi shumë herë bëhet shumë territorial.