“Nuk e përfaqëson ti Kosovën”/ Situatat e Gjestit në shtëpi, Laerti dhe G Bani ‘revoltohen’ me banorin
Që pas hyrjes së Gjestit në shtëpi, G Bani, Jozi dhe Amber kanë pasur disa “përplasje” me të dhe më e fundit ishte ajo e dy ditëve më parë.
Njw fjalw e Gjestit pwr Valbonwn, duket se ka “revoltuar” dhe Laertin, i cili në Prime-n e së martës i tha Gjestit se ai nuk e përfaqëson Kosovën.
Laerti: Ti tallesh me njerëzit. Ti provokon njerëzit. Po analfabetizmi yt… Nuk e përfaqëëson ti Kosovën. Kosovën e përfaqësojnë martirët e UCK-së. Turp. Tani flet me shumë logjikë. Kurse gjatë ditës në shtëpi sillësh jashtë koshit. Ti e ke prishur gjumin dhe gjumi është i shenjtë.
Gjesti: Mua po më përmendet familja.
Laerti: Kush është Valbona morë vëlla?
Gjesti: Lëre UCK-në. Për çfarë je duke folur?
Amber: Nëse më parë ka qenë problem G Bani, tani problem është Gjesti. E para duhet përkthim shqip-shqip, sepse nuk e kuptoj se çfarë thotë. Sa i përket fjalës, në momentin që e ka thënë Jozi, ai ka ardhur këtu të bëjë lojën e vetë dhe normalisht që do e përdorë. Por kjo nuk do të thotë që të kalojmë në terma të tjera. Kur kam ardhur këtu, kam gjetur njerëz qytetarë dhe që ja kanë kaluar mirë. Mendoj se ka kaluar faza e shakasë. Ajo e bërtitura ime aty… Ne jemi njerëz dhe reagojmë.
G Bani: I kërkoj vërtet falje familjarëve të Gjestit sepse nuk kanë lidhje me lojën dhe s’kanë asnjë faj. Kur po bëhej ky debat, e vetmja gjë që mua më interesonte ishte Loredana, e cila ishte e mërzitur dhe Gjesti që vazhdonte e përsëriste fjalën. Meqë gjuha që Gjesti përdor është ajo e të rinjve të Kosovës, ma thoni pak çfarë do të thotë fjala ‘snitch’.
Gjesti: Fjalën ‘snitch’ unë e përdor me shaka. Nuk e kam në kuptimin e spiunit.
G Bani: Në hip-hop, fjala ‘snitch’ përdorej për ata që përdhunonin nëpër burgje dhe spiunonin. Unë nuk jam nga ata që përdhunojnë. Në momentin kur shihem sikur kam për ta vrarë, ka nisur kur Gjesti ka mbyllur derën dhe unë e kam hapur me forcë dhe e vrava pak dorën, prandaj u duk ashtu.