“Më vodhën fëmijërinë”, Bernardi rrëfen linjën e jetës: U abuzova seksualisht nga komshiu kur isha 10 vjeç, tentova vetëvrasjen
Linja e jetës së Bernardit u transmetua këtë të martë në Big Brother VIP 4. Një jetë e nisur që në fillim me vështirësi, por me një fund të lumtur ku triumfon dashuria.
“Isha 10 vjeç, po qëndroja në lagje dhe më dhembte barku. Më vodhën fëmijërinë. Një komshi më tha hajde me mua se do të të ndihmoj, me futi në një dhomë gjumi dhe më tha prit dy minuta, më tha ky është ilaçi, iu luta që të mos e bënte. Nuk e kam kuptuar deri në moshën adoleshente se ishte abuzim seksual.
E kam dënuar veten aq shumë sa nuk e di ta shpreh, kisha frikë të shkoja në shkollë, të kthehsha në shtëpi vetëm. Erdhi adoleshenca dhe kisha të dashurën time të parë. Më pas vendosa të largohesha në Londër, merrja rroba nga prindërit. Tentova të prisja damarët, atje njoha ish gruan time e cila më nxorri nga ferri, më pranoi siç isha. Në moshën 37 vjeçare kuptova orientimin tim seksual. Më pas njoha Enam“- rrëfeu Bernardi.